
Digital Transformation with Autodesk Technologies: Një Event Që Po Shënon Një Epokë të Re në Industrinë e Ndërtimit
Me krenari ju njoftojmë se Next Plus, partner i autorizuar i Autodesk në Shqipëri dhe Kosovë, është duke organizuar një prej eventeve më të rëndësishme të vitit: Digital Transformation with Autodesk Technologies.
📍 Eventi do të mbahet në Tiranë, më 23.04.2025, duke filluar nga ora 09:30.
Ky aktivitet do të mbahet për herë të parë në Shqipëri dhe sjell së bashku aktorët kryesorë të industrisë së ndërtimit, projektimit dhe teknologjisë.
Qëllimi i eventit është të ofrojë një platformë ku profesionistët nga fusha e arkitekturës, inxhinierisë së ndërtimit, inxhinierisë mekanike dhe elektrike do të kenë mundësi të informohen dhe të inspirohen nga zhvillimet më të fundit që ofron Autodesk në nivel global.
Çfarë do të sjellë ky event?
- Prezantim nga Next Plus mbi vizionin dhe rolin tonë në treg
- Një fjalë kryesore nga përfaqësues i Autodesk, me fokus te risitë dhe drejtimet strategjike
- Prezentim nga CGS Labs mbi produktet e tyre dhe integrimin me Autodesk
- Prezantime nga klientë tanë lokalë, me projekte reale të realizuara me teknologji Autodesk
Pse është i rëndësishëm ky event? Industria shqiptare e ndërtimit po përjeton një periudhë zhvillimi të shpejtë, por sfida të shumta mbeten në drejtim të modernizimit të proceseve të punës. Kjo ngjarje synon të rrisë vetëdijen dhe të ofrojë shembuj konkretë se si teknologjia mund të bëjë ndryshimin.
Ftojmë të gjithë profesionistët, akademikët dhe studentët që janë pjesë e sektorit AEC të bëhen pjesë e këtij transformimi.
Eventi është një mundësi ideale për të rrjetëzuar, të mësuar nga ekspertët dhe të zbuluar se si teknologjia e sotme po formëson ndërtimin e së nesërmes.
👉 Ju presim! Regjistrohu tani.