3ds Max është program profesional për modelim dhe renderim përmes të cilit ju do të mund të krijoni 3D animacione, renderime apo modele. Në të përfshihet një pako e veglave efikase dhe fleksibile për të ju ndihmuar të krijoni përmbajtje më të mirë 3D për kohë më të shkurtë.

Në ditët e para ky softuer ishe zhvilluar nga Grupi Yost, respektivisht nga kineasti dhe programeri Gary Yost në vitin 1996 dhe para se softueri të shndërrohej në 3ds Max quhej 3D Studio.

Për më tepër si shfrytëzohet 3ds Max, si punohet me të, interface-i i tij dhe nëse ju duhet ta provoni këtë vegël lexoni në vazhdim.

Modernizimi i Prodhimit Përmes Orendive në Formatin CGI

Industritë globale janë duke punuar drejt metodave të tilla që janë pjesë e përpjekjeve të prodhimit modern me proces efikas nga projektimi deri te shitja

Orenditë CGI, me zhvillimin e modeleve 3D për klientelën potenciale janë pjesë e përpjekjeve të prodhimit modern me proces efikas nga projektimi deri te shitja. Riformësimi i prodhimeve tradicionale dhe prodhimi i tyre përmes linjave virtuale ju ofron një sërë përfitimesh për klientelën e CGI orendive.

Modelet 3D janë më efikase nga aspekti i kostos dhe më shpejt prodhohen se sa ndërtimi i prototipit fizik duke futur në punë më pak fuqi punëtore gjatë krijimit dhe pa ndonjë kufizim të hapësirës fizike ose dhomës për deponimin e mostrave. Aftësia për të ndryshuar shpejt mundëson 3D renderët të paraqiten në çfarëdo dhome virtuale, gjendje ndriçimi, ose mjedisi, me mundësinë e ndërrimit të materialeve në çast. Duke shfrytëzuar 3D modelet, prodhuesit kanë mundësi të përcjellin trendet dhe kërkesat e konsumatorëve më shpejt dhe të provojnë prototipet e reja pa humbur kohë.

Aktualisht ne jemi duke hyrë në revolucion industrial ku akterët kryesorë në tregun e orendive janë duke kërkuar të rrisin biznesin e tyre përmes imazherisë së gjeneruar nga kompjuteri (Computer Generated Imagery).

Projektuesi e ka komunikimin e hapur me klientin dhe pranon komente gjatë punës dhe si rezultat final fitohen modele reale të cilat paraqiten në ambiente të përshtatshme.

Cilat janë ndryshimet në vizualizimin e objekteve arkitekturore

Ekziston një keqkuptim që kjo industri është e re në krahasim me moshën e saj. Arritja e fotorealizmit ka qenë pjesë e bisedave para 30 viteve po aq sa është edhe sot. Mirëpo, me evoluimin e teknologjisë mundësitë e arritjes së fotorealizmit janë më të mëdha sot.

Sot është shumë e vështirë të përcaktohen detajet të cilat e dallojnë CGI imazhin nga fotografia. Me veglat dhe trajnimet e duhura pothuajse secili ka mundësi ta perfeksionoj imazhin. Po ashtu, edhe inteligjenca artificiale është duke hapur dyer të reja sikurse që është renderimi në kohë reale. Këto vegla, përpos të tjerave, me shpejtësi janë duke u shndërruar në vegla esenciale pasi që afatet kohore janë më të ngarkuara dhe kërkojnë kohë më të shpejtë për përfundimin e renderimit.

Çka janë efektet vizuale

Efekti vizual (VFX) është proces përmes të cilit imazheria ndryshohet, krijohet ose adaptohet për nevoja të live action medias e cila nuk mund të realizohet me live action gjatë filmimit për shkak të kostos, rrezikut ose arsyeve të tjera.
Efektet vizuale e mundësojnë integrimin e pjesës live action VFX për të krijuar objekte, karaktere ose hapësira me pamje reale.

Duke ju falënderuar fuqisë së jashtëzakonshme dhe manovrimit me VFX, në mes tjerash, është bërë e mundur të realizohet një seri e njohur si “Lost in Space”.

Filloni tani

Eksploroni tiparet e reja të qasjes në llogarinë tuaj të Autodesk dhe shkarkoni versionin e fundit.

Nëse ende nuk jeni abonuar, na kontaktoni si partnerë të autorizuar nga Autodesk për Kosovë dhe Shqipëri, për të ju asistuar në shkarkimin e versioneve provuese (trial) për 30 ditë shfrytëzimi, apo për të marrë ofertën për 3ds Max.